Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti aktualisht ka pritur në takim Presidentin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach.
Siç mëson Gazeta i pari i qeverisë ka nisur takimin me Bach në ora 09:00.
Kjo vizitë e Bach në Kosovë është për të shënuar 10-vjetorin e anëtarësimit të Komitetit Olimpik të Kosovës në lëvizjen olimpike.
Të njëjtat burime thonë se Bach bashkë me presidentin e Komitetit Olimpik të Evropës (EOC), Spyros Capralos, në ora 10:00 pritet të takohen me ish-anëtarët dhe stafin e Komitetit Olimpik të Kosovës.
Kjo është hera e dytë që Presidenti Thomas Bach viziton Kosovën, pasi për herë të parë kishte qenë në vitin 2015.