Presidentja e Republikes se Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se pas pjesëmarrjes së saj në ngjarjen “Avancimi i përfaqësimit dhe rolit të grave në ushtri: Një hap drejt barazisë më të madhe gjinore, paqes dhe sigurisë”, do të takohet me krerët institucionalë të sigurisë, pas sulmit terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok.
Shpërthimi i 29 nëntorit i shkaktoi dëme të konsiderueshme kanalit të ujit të Ibër-Lepencit në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut.
Autoritetet kosovare duhet ta akuzojnë Serbinë për sulm “kriminal dhe terrorist” ndaj infrastrukturës jetike të vendit.
Sulmi është dënuar nga bashkësia ndërkombëtare, e cila ka kërkuar që përgjegjësit të sillen para drejtësisë.