PDK: Ligjin për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme do ta dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese

Aktuale

PDK: Ligjin për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme do ta dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese

Më: 9 dhjetor 2024 Në ora: 11:28
Foto ilustrim

Përparim Gruda, koordinator i Departamentit për Drejtësi në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), ka konfirmuar se Ligjin për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.

“Mundem me konfirmu se PDK, Ligjin për Byronë do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese sepse shkeljet janë të qarta, nuk ka pasur konsultim publik”, tha ai.

Këtë deklarim, ai e bëri të hënën në tryezën e organizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ku në kuadër të Javës Kundër Korrupsion 2024, u publikua raporti “Dështmi i reformës në drejtësi’.

Gruda tha se ky është një premtim i PDK-së, qysh në fillim se secili ligj që ka shkelje do të dërgohet në Kushtetuese.

Sipas tij, Qeveria nuk ka interes ta bëjë këtë ligj, por më qëllim bën gabime dhe harton ligjin me shkelje veç të thonë që opozita po e dërgon ligjin në Gjykatën Kushtetuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat