Analisti Arton Demhasaj i bashkohet AAK-së, i hyn garës për deputet

Aktuale

Analisti Arton Demhasaj i bashkohet AAK-së, i hyn garës për deputet

Më: 9 dhjetor 2024 Në ora: 12:29
Foto nga vendi i ngjarjes

Analisti Arton Demhasaj, i është bashkuar së fundmi AAK-së. Kjo u bë e ditur në një konferencë për media nga kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj.

Demhasaj do të jetë pjesë e garës për deputet nga kjo parti.

Haradinaj u shpreh se Demhasaj ka dhënë kontribut të madh si pjesë e shoqërisë civile.

Arton Demhasaj bashkohet me ne si kandidat për deputet. Ka punuar për 16 vjet si aktivist në shoqërinë civile. Ka qenë bursist i Ambasadës amerikane në programin për transparencë. Ka qenë i angazhuar për 10 vjet si analist në televizionet nacionale”, ka thënë ndër të tjera Haradinaj.

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj theksoi se Demhasaj nga sot do të rrugëtoi me Aleancën për Kosovën fituese.

“Duke e njohur për së afërmi z. Arton Demhasaj dhe familjen e tij ndihem i përmbushur që do rrugëtojmë së bashku drejt fitores! Të jam mirënjohës kryetar Haradinaj. Suksese Arton!”, ka shkruar Ramosaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat