Elezi: Deri më tani vetëm ky subjekt politik ka dorëzuar aplikimin për certifikim në zgjedhje

Aktuale

Elezi: Deri më tani vetëm ky subjekt politik ka dorëzuar aplikimin për certifikim në zgjedhje

Më: 9 dhjetor 2024 Në ora: 14:12
Foto ilustrim

Subjektet politike kanë afat edhe dy ditë që të dorëzojnë aplikimin e tyre për certifikim dhe listën me emrat e kandidatëve për deputetë për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Zëdhënësi i KQZ-së,Valmir Elezi ka thënë se deri më tani vetëm Partia Rome e Bashkuar e Kosovës ka dorëzuar aplikimin për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje si dhe ka dorëzuar listën me emrat e 35 kandidatëve për deputetë.

“Deri më tani, subjekti politik Partia Rome e Bashkuar e Kosovës ka dorëzuar aplikimin për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje.

Si dhe ka dorëzuar listën me emrat e 35 kandidatëve për deputetë”, ka deklaruar ai për Tëvë1.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat