Hamza: Mbështetje financiare për sektorin privat, deri në 30% të investimeve

Aktuale

Hamza: Mbështetje financiare për sektorin privat, deri në 30% të investimeve

Më: 9 dhjetor 2024 Në ora: 15:54
Bedri Hamza

Bedri Hamza, kandidati i PDK-së për kryeministër, ka folur për programin e mbështetjes financiare për të rritur investimet në sektorin privat.

Sipas Hamzës, ky program ofron grante dhe subvencione që mbulojnë deri në 30% të vlerës totale të investimit.

Hamza ka theksuar se investimet nuk do të përqendrohen vetëm në rritjen e bizneseve, por edhe në fuqizimin e punëtorëve, duke ofruar paga dinjitoze.

“Për t’i rritur investimet në sektorin privat, ne ofrojmë program të mbështetjes financiare përmes subvencioneve dhe granteve që mbulon shumën totale të investimit deri në 30 për qind.

Për t’i rritur investimet në sektorin privat, ne ofrojmë program të mbështetjes financiare përmes subvencioneve dhe granteve që mbulon shumën totale të investimit deri në 30 për qind.

Investimet nuk do të bëhen vetëm për rritjen e bizneseve, por edhe për fuqizimin e punëtorëve. Pagat e dinjitetshme për punëtorët janë mënyra më e mirë për t’ua njohur vlerën atyre”, ka thënë Hamza.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat