Ngritet aktakuzë ndaj serbit që sulmoi KFOR-in dhe Policinë në Zveçan

Aktuale

Ngritet aktakuzë ndaj serbit që sulmoi KFOR-in dhe Policinë në Zveçan

Më: 9 dhjetor 2024 Në ora: 16:06
Dhuna në Zveçan nga serbët lokalë dhe të Serbisë, ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, e ndodhur më 29 maj, 2023

Pas zhvillimit të hetimeve disamujore, Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë kundër të pandehurit D.D, për shkak të kryerjes së veprave penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”, si dhe për veprën penale “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepre penale dhe huliganizëm”.

Sipas aktakuzës i pandehuri më 29.05.2023, afër objektit të Komunës së Zveçanit, në bashkëveprim dhe koordinim edhe me të pandehurit të tjerë të nacionalitetit serb nga Kosova dhe Serbia, përmes përdorimit të dhunës, armëve dhe mjeteve tjera të forta, i kanë sulmuar dhe seriozisht i kanë kanosur ushtarët e misionit paqeruajtës të KFOR-it, dhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës, duke u shkaktuar lëndime trupore dhe dëme materiale.

Prokurori Special ka kërkuar nga Gjykata që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe të njëjtit t’i vazhdohet masa e paraburgimit deri në përfundim të këtij rasti penal.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat