Abdixhiku pret në takim Terrasin, e njofton me zhvillimet e fundit në Kosovë

Aktuale

Abdixhiku pret në takim Terrasin, e njofton me zhvillimet e fundit në Kosovë

Më: 9 dhjetor 2024 Në ora: 18:23
Foto nga takimi

Edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ëshë takuar me eurodeputetin dhe raportuesin e ri për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras.

Abdixhiku e njoftoi Terrasin për zhvillimet e fundit në vend, dhe qëndrimet e LDK-së karshi këtyre temave.

“Kryetari Abdixhiku kërkoi nga Terras që Parlamenti Evropian të vazhdojë mbështetjen ndaj Kosovës, si dhe vlerësoi që rrugëtimi drejt Evropës duhet të bëhet vetëm me aleatët tanë ndërkombëtar.

 Po ashtu kryetari Abdixhiku falënderoi Raportuesin e Kosovës në Parlamentin Evropian Riho Terras për mbështetjen e vazhdueshme dhënë Kosovës”, thuhet në njoftimin e kësaj partie.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat