Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, po mer pjesë në Komisionin Paralamentar për Stabilizim Asocim për Kosovë-BE, ku po mbahet në Bruksel.
Musliu-Shoshi, gjatë fjalimit është shprehur se sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës janë të panegociueshme dhe se dialogun Kosovë-Serbi, me njohjen reciproke në qendër duhet të trajtohet seriozisht.
“Në fjalimin tim, theksova me vendosmëri se sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës janë të panegociueshme. Një marrëveshje përfundimtare në dialogun Kosovë-Serbi, me njohjen reciproke në qendër, duhet të trajtohet seriozisht—jo duke bërë kompromis me parimet tona, por përmes lidershipit të guximshëm dhe diplomacisë së fuqishme”, ka thënë Musliu-Shoshi.
Deputetja ka paraqitur edhe disa kërkesa, ku ka kërkuar nga Bashkimi Evropian hetim të plotë mbi sulmet e Serbisë në territorin e Kosovës dhe ndëshkimin e atyre që qëndrojnë pas këtyre akteve.
“Kërkova me ngulm nga Bashkimi Evropian:
– Hetim të plotë, transparent dhe të paanshëm mbi sulmet terroriste të orkestruara nga Serbia në territorin e Kosovës.
-Ndëshkimin e atyre që qëndrojnë pas këtyre akteve dhe garantimin e sigurisë në rajon.Për më tepër, theksova rëndësinë e partneriteteve të forta ndërkombëtare, të cilat janë kyçe për rrugëtimin tonë drejt integrimit evropian. Aktualisht, është e papranueshme që Kosova të mbetet i vetmi shtet nën masa ndëshkuese të BE-së. I bëra thirrje kolegëve nga BE-së që të mbështesin heqjen e masave ndaj Kosovës që frenojnë përparimin tonë dhe minojnë stabilitetin rajonal.Mbështetja për Kosovën nuk është vetëm një akt drejtësie, por një investim në paqe, stabilitet dhe partneritet të qëndrueshëm”, ka thënë tutje Musliu-Shoshi.