Sipas Bajqinovcit, VV-ja do të fitojë bindshëm

Aktuale

Sipas Bajqinovcit, VV-ja do të fitojë bindshëm

Më: 9 dhjetor 2024 Në ora: 19:14
Mefail Bajqinovci

Sipas deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, kjo parti do të fitojë bindshëm në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Ne i kemi pasë 430 mijë vota. Edhe tash nuk është asgjë e pamundshme, për shkak që në çdo sondazh Lëvizja VV del 50 për qind”, ka thënë Bajqinovci në DPT Te Fidani.

“Për 4 vjet të punës të kryeministrit Kurtit Lëvizja Vetëvendosje në çdo sondazh del 50 për qind”.

“Jam i bindur që do të kemi ngritje edhe ma shumë se që kemi pasë”.

“I kemi matjet e brendshme dhe e dimë përafërsisht se ku gjendemi. Mbi 50 për qind çdo herë. E kemi edhe sondazhin që është publik”, tha më tej Bajqinovci.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat