Eman Rrahmani në SHBA, merr pjesë në ngjarje të organizuar nga Senati

Aktuale

Eman Rrahmani në SHBA, merr pjesë në ngjarje të organizuar nga Senati

Më: 9 dhjetor 2024 Në ora: 20:19
Eman Rrahmani

Kryetari i “Lista për Familjen”, Eman Rrahmani, me ftesë të Forumit Parlamentar për Inteligjencë dhe Siguri  po marr pjesë në sesionin e dhjetë të organizuar nga Senati i SHBA-ve.

Në këtë forum po marrin pjesë përfaqësues nga më shumë se 60 shtete.

“Temat të cilat po diskutohen dhe po zhvillohen kanë të bëjnë kryesisht me sigurinë, zhvillimin ekonomik dhe orientimin në politikat e jashtme të vendeve të ndryshme. Andaj është shumë e rëndësishmë që edhe ne si Kosovë t’I përcjellim dhe të jemi në hapa të orientimit të politikës së jashtme e sidomos në orientimin e ri që do ta kenë me fitoren e Republikanëve respektivisht të Preidentit Trump”, ka thënë Rrahmani.

Forumi Parlamentar i Inteligjencës-Sigurisë është forumi kryesor ndërkombëtar i sigurisë që ofron ekspertizë dhe bashkëpunim midis parlamentarëve dhe zyrtarëve qeveritarë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat