Stacioni Policor Qendra ndriçohet në shenjë solidarizimi ndaj dhunës së grave

Aktuale

Stacioni Policor Qendra ndriçohet në shenjë solidarizimi ndaj dhunës së grave

Më: 9 dhjetor 2024 Në ora: 20:53
Foto nga vendi i ngjarjes

Sonte është ndriçuar objekti i Stacionit Policor Qendra, si pjesë e fushatës “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”.

Objekti i ndriçua me ngjyrën e portokalltë, ngjyrë kjo që do të thotë shpresë për viktimat e dhunës.

Pjesëmarrës ishte edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

“Sonte ndezëm dritat në shenj e solidarizimi, mbështetje për viktimat e dhunës në familje, dhunës ndaj grave. Policia është adresa e parë e kësaj dhune, ku viktimat edhe ndihmohen. Ky fenomen është shumë i rrezikshëm në vendin tonë”, u shpreh Sveçla para mediave.

Ndërsa drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha u bëri apel qytetarëve që ta raportojnë dhunën në organet e rendit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat