Ish-deputeti nga komuniteti egjiptian, Veton Berisha, ka reaguar pas gjuhës ofenduese që është përdorur në Big Brother Vip Kosova.
Reagimi i tij ka qenë i ashpër pasi ajo u transmetua edhe në spektaklin “Prime”
Një fjalë racistë është përdorur nga Xheneta e cila i është drejtuar Drilonit. Mund ta shini në videon më poshtë.
Për këtë fjalë, Berisha ka kërkuar nga mediumi që t’i largojë “ofenduesit” nga shtëpia.
Reagimi i tij i plotë:
Euuu Zoti ftyren jau marroft he RACISTA!
Deri kur more kështu….!?
Klan Kosova me urgjencë kërkojmë të largohen këta të ofendues nga platforma e juaj!
A po e kuptoni që të gjithë ne jemi shikues të programeve tuaja dhe pagues të platformave televizive!
Pse e lejoni zhvillimin e Racizmit, pse na ofendoni qfar borgji ju kemi!
Kjo është vepër Penale!
Tmerr, marre ju koft!