Muhaxhiri: Aderimeve të reja u zbehet zëri nga ‘’ujqërit e vjetër’’ të partive politike

Aktuale

Muhaxhiri: Aderimeve të reja u zbehet zëri nga ‘’ujqërit e vjetër’’ të partive politike

Më: 10 dhjetor 2024 Në ora: 08:32
Artan Muhaxhiri

Analisti politik, Artan Muhaxhiri, aderimet nëpër parti politike i konsideron si të domosdoshme, por që shprehet skeptik për hapësirën e tyre në partitë ku figurat e ndryshme aderojnë.

”Parimisht aderimet janë të domosdoshme sepse sjellin potenciale të reja profesionale e intelektuale për cilat ka nevojë skena politike kosovare, mirë po nga e kaluara është dëshmuar që edhe pse intelektualët apo gazetarët i janë bashkuar partive politike, nuk kanë gjetur tek ato një hapsirë të volitshme, për ta zhvilluar pikëpamjet e tyre dhe kanë përfunduar karrierat e tyre politike’’, thotë ai.

Muhaxhiri, potencon se me kalimin e kohës zëri i figurave që aderojnë nëpër parti politike, zbehet dhe përjashtohet siç thotë ai nga zëri dhe fuqia e figurave politike të cilat i quan si ‘’ujqërit e vjetër’’.

‘’Pas një kohe zëri i tyre zbehet, dhe përjashtohet nga ”ujqit e vjetër”, të cilët kanë pushtet ekonomik e parapolitik’’, tha Muhaxhiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat