Presidentja Osmani pret sot në takim ministrin hungarez, që po qëndron në Kosovë

Aktuale

Presidentja Osmani pret sot në takim ministrin hungarez, që po qëndron në Kosovë

Më: 10 dhjetor 2024 Në ora: 08:34
Janos Boka

Ministri për Çështje të Bashkimit Evropian të Hungarisë, Janos Boka, po qëndron për vizitë në Kosovë.

Ai sot do të pritet në takim nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Takimi pritet të zhvillohet në orën 10:45.

Ministri hungarez gjatë qëndrimit në Kosovës, të hënën është pritur në takim edhe nga zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi.

Edhe Boka ka shkruar në platformën ‘X’ se me Besnik Bislimin ka diskutuar veprimet që duhen ndërmarrë për ta sjellë Kosovën një hap më afër Bashkimit Evropian.

“Presidenca hungareze po punon për një politikë zgjerimi të bazuar në merita, të balancuar dhe të besueshme. Këtë e theksova gjatë bisedave të mia në Prishtinë”, ka shkruar ai në ‘X.

Ministri për Çështje të Bashkimit Evropian të Hungarisë, Janos Boka, do të ketë takim edhe me akterë të tjerë politik e shoqëror në Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat