“Sjellje e qëlluar e presidentes”, gazetari i medias gjermane vëren detajin e “pazakontë” në takimin Osmani-Trump-Macron

Aktuale

“Sjellje e qëlluar e presidentes”, gazetari i medias gjermane vëren detajin e “pazakontë” në takimin Osmani-Trump-Macron

Nga: A.Zh Më: 10 dhjetor 2024 Në ora: 09:35
Vjosa Osmani, Donald Trump dhe Emmanuel Macron

Gazetari i medias gjermane Bahri Cani, ka dhënë vlerësime dhe reflektime për vizitën dhe sjelljen e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit të saj në Paris, me fokus te rihapja e Notre Dame dhe takimi i saj me Donald Trump dhe Emmanuel Macron.

Gazetari e vlerëson pozitivisht angazhimin e presidentes për të përfaqësuar Kosovën dhe për të krijuar raporte të mira me SHBA që nga fillimi i mandatit të ri të Trump-it. Megjithatë, ai vëren një distancë emocionale të Macron-it gjatë takimit, duke sugjeruar se shqetësimet e tij janë të përqendruara te problemet e brendshme politike në Francë, përcjell Bota sot.

Cani përmend edhe deklaratën e presidentes Osmani në rrjetin X, ku ajo përgëzoi Trump-in për fitoren dhe rikonfirmoi angazhimin e Kosovës për të forcuar marrëdhëniet me SHBA, duke theksuar rëndësinë e lidershipit amerikan për paqen dhe sigurinë në rajon.

Reagimi i tij i plotë, në Facebook:

Një vizitë shumë me vend dhe sjellje e qëlluar e presidentes

Mund të kemi ndoshta kritika ndaj presidentes Vjosa Osmani për shumë gjëra, por në disa raste është duke prezantuar shumë mirë Kosovën dhe këtë duhet të themi. Ajo ka shfrytëzuar qëndrimin në Paris dhe rihapjen e Notre Dame, që të bisedojë edhe me presidentin e ardhshëm amerikan Donald Trump. E në këtë bisedë të shkurtër ka qenë prezent edhe presidenti francez Macron. Unë nuk jam ndonjë ekspert i leximit të "gjuhës së trupit", por këto fotografi vërtet më lanë përshtypje. Kam një lloj bindje që Macroni fare nuk ka qenë prezent me mendje në këtë bisedë.

Ndërsa kjo farë buzëqeshje është bërë vetëm sa për foto, sepse, sipas mendimit tim, hallin e vërtetë ai e ka diku tjetër - hallin me Barnier, me Marine Le Pen dhe me vetëveten, sepse pas dorëheqjes së qeverisë do ta ketë goxha problem të gjejë një qeveri tjetër stabile. Por ky është problemi i Macronit, ndërsa për Kosovën është mirë që Presidentja ka takuar të dy dhe që ka publikuar këto foto - në veçanti mirë është që prej ditës së parë të krijohen raporte të mira me SHBA.

E kur jemi tek "gjuha e trupit", afërsia e presidentes me Trumpin tregon qartë se në cilën anë qëndron shpresa e Kosovës më shumë. Presidentja Osmani shkruan në rrjetin X se “Ndërsa isha në Paris, ishte një nder të takoja presidentin Donald Trump dhe ta përgëzoja për fitoren e tij në emër të popullit të Kosovës. Rikonfirmova gjithashtu angazhimin tonë për të forcuar aleancën tonë. Ne mbështetemi në udhëheqjen e fortë të SHBA-së ndërsa punojmë së bashku për të promovuar paqen, sigurinë dhe prosperitetin në rajonin tonë dhe më gjerë”.

Image
Vjosa Osmani, Donald Trump dhe Emmanuel Macron
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat