Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Faton Bislimi i konsideron si shqetësuese lëvizjet e fundit lobuese të Serbisë në SHBA.
Bisilimi ka thënë se këto lëvizje përbëjnë kërcënim për interesat demokratike të Kosovës.
“Lëvizjet Lobuese të Serbisë në SHBA Janë Kërcënim për Interesat Diplomatike të Kosovës
Gjerësa fokusi i klasës sonë politike në Kosovë tanimë është përqëndruar kryekëput në fushatën parazgjedhore, regjimi i Vuçiqit fokusin e ka komplet në krijimin e një themeli të fuqishëm lobues në Ëashington, DC”, ka shkruar Bislimi në profilin e tij në Facebook.
Sipas tij, deklaratat e fundit në dosjet FARA zbulojnë zhvillime shqetësuese të muajëve të fundit:
“1. Më 15 nëntor 2024, Qeveria e Serbisë përmes të ngarkuarit me punë në ambasadën e vet në Ëashington, DC, Vladimir Maric, ka kontraktuar Matt Moëers nga Velcour, LLC, për të lobuar në Shtetet e Bashkuara për interesat e Serbisë, me një kosto prej $65,000 në muaj (plus shpenzimet shtesë); dhe
2. Pak më herët, më 27 shtator 2024, Millenium Team d.o.o., një korporatë e madhe serbe me lidhje direkte me Aleksandar Vuçiqin, ka kontraktuar firmën lobuese Steptoe për të njëjtin qëllim, nën petkun e angazhimit për EXPO 2027 në Beograd, për një kosto prej $200,000 në muaj (plus shpenzimet shtesë)”, është shprehur Bislimi duke thënë se këto nuk janë lëvizje rastësore.
“Matt Mowers, një aleat i njohur i Donald Trump, tregon qartë se Serbia po kërkon të rreshtohet me rrethin politik të Trumpit. Kjo është një përpjekje e mirëllogaritur për të siguruar favore që mund të avancojnë interesat e Serbisë në Ballkan—në kurriz të Kosovës, kryesisht.
Nuk duhet të harrojmë lidhjen e ngushtë të Millenium Team me Vuçiqin, regjimi i të cilit ka punuar vazhdimisht për të minuar pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës. Bashkëpronari i Millenium Team, Stojan Vujko, llogaritet si manjati i tenderave qeveritar në Serbi e vecanërisht edhe në Beograd. Kompania Millenium Team po ashtu llogaritet si njëra që ka fituar qindra miliona nga pushteti i Vuciqit. Përmes kontratës me Steptoe, Millenium Team ka siguruar edhe shërbimet e firmest jetër lobuese britanike Burstock, e cila ngërthen në stafin e vet menaxhues disa nga njerzit më të njohur të fushën e diplomacisë dhe sigurisë në Britaninë e Madhe. Pra, Serbia po prek direkt në dy vendet më miqësore dhe më përkrahëse të Kosovës – në SHBA e Britani të Madhe”, ka potencuar ai.
Me entitete të tilla që lobojnë në Ëashington, Bislimi thotë se Serbia po pozicionohet për të ndikuar në politikën e jashtme amerikane në favorin e saj.
“Kosova nuk mund ta ketë komoditetin të pretendojë se gjithëcka është në rregull. Duhet të kuptojmë përmasat e këtij sfidimi dhe nevojën urgjente për të tejkaluar çdo mosmarrëveshje të brendshme politike. Tani, më shumë se kurrë, fokusi ynë i përbashkët duhet të jetë forcimi i marrëdhënieve tona në Ëashington dhe sigurimi që zëri i Kosovës të dëgjohet qartë dhe fuqishëm.
Nëse përvoja ime mbi dy-dekadëshe në Ëashington, DC, më ka mësuar dicka—atëherë, ju them me kompetencë se fitoret diplomatike nuk arrihen rastësisht—ato janë rezultat i përpjekjeve të vazhdueshme, partneriteteve strategjike dhe unitetit në qëllime. Le të bashkohemi për të mbrojtur përparimin që kemi arritur me shumë mund e sakrifice deri më tani, dhe për të siguruar një të ardhme më të ndritur për Kosovën”, ka nënvizuar ai.
Në fund Bislimi i bëri apel Qeverisë dhe krerëve të shtetit tonë që të qëndrojnë bashkë kundër agjendës së Serbisë, si dhe për t’i forcuar marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në.
“Andaj, i bëj apel qeverisë së Kosovës dhe krejt akterëve politikë në vend, që së bashku, të qëndrojmë të fortë kundër agjendës së Serbisë dhe të vazhdojmë ta sforcojmë pozitën e vendit tonë në arenën globale.
E kam thënë shumë herë dhe po e përsëris: për mua shteti dhe kombi janë mbi gjithëcka tjetër. Tash është koha të bëjmë atë që duhet për vendin—të fuqizojmë tutje marrëdhënjet tona me SHBA-të, dhe assesi të mos lejojmë që Serbia të depërtojë në politikën e jashtme amerikane përmes ngritjes së propagandës së saj kundër Kosovës”, ka nënvizuar Bislmi.