​Sveçla flet me emra: Dy politikanë serbë të përfshirë në sulmet terroriste në veri

Aktuale

​Sveçla flet me emra: Dy politikanë serbë të përfshirë në sulmet terroriste në veri

Më: 10 dhjetor 2024 Në ora: 11:22 Përditësuar në ora: 11:58 më 10.12.2024
Ministri i punëve të brendshme, Xhelal Sveçla

Sveçla: Qindra sulme ndaj policisë e mediave në veri

Mbi një vit nga sulmi terrorist serb në fshatin Banjskë të Zveçanit, kreu i këtij grupi Milan Radojçiq vazhdon të mbetet i pandëshkuar dhe i strehuar në Serbi. Kështu u tha sot gjatë lansimit të raportit me titull “Siguria në Veri të Kosovës pas sulmeve terroriste në Banjskë dhe kanalin Ibër-Lepenc: Cilët janë hapat e radhës?”, organizuar nga Instituti për Siguri dhe Reziliencë – PREVENT.

Gjatë prezantimit të raportit u theksua se edhe pas sulmit terrorist në Banjskë, veriu i vendit u bë shënjestër i sulmit tjetër terrorist  në kanalin e ujësjellësit të Ibër-Lepencit.

Ndërsa u rekomandua që institucionet e Kosovës të zhvillojnë kapacitete të mjaftueshme për parandalimin e sulmeve të mundshme terroristë në të ardhmen në Kosovë dhe të ndërmarrim masa shtësë të sigurisë për objektet e infrastrukturës kritike.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se lufta ndaj krimit të organizuar ka qenë zotimi ynë dhe Qeveria është e fokusua me gjitha kapacitetet në këtë drejtim.

Ai njoftoi se që nga aksionet tona të para janë ballafaquar me akte terroriste ndaj pjesëtarëve të Policisë dhe me barrikada në pengim të qarkullimit të lirë.

“Ne numërojmë qindra sulme ndaj Policisë, mediave e qytetarëve e cila pas gjithë këtyre qëndron Serbia. Por, lufta ndaj krimit të organizuar ka qenë zotimi ynë dhe Qeveria është e fokusuar me gjitha kapacitetet në këtë drejtim”, tha ministri Sveçla.

Por, Skënder Perteshi nga Instituti për Siguri dhe Reziliencë – PREVENT theksoi se siguria nuk i takon vetëm organeve të sigurisë dhe mbrojtjes.

Ai tha se për sigurinë me vend duhet të përfshihen të gjithë akterët për rend dhe ligj.

Në kuadër të raportit analizohet situata e sigurisë në komunat veriore të Kosovës pas sulmeve të 24 shtatorit 2022 dhe 29 nëntorit 2024 si dhe rrezikun që paraqesin organizatat ekstremiste dhe terroriste si “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut”. Përpjekjet për shtrirjen e sundimit të ligjit dhe eliminimin e grupeve kriminale që operojnë në veri. Sfida dhe hapa të nevojshëm për përmirësimin e sigurisë për të gjitha komunitetet në këtë zonë.

​Sveçla flet me emra: Dy politikanë serbë të përfshirë në sulmet terroriste në veri

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se që nga viti 2023 e deri tash janë ashpërsuar aktet kriminale në veri të vendit nga grupet terroriste serbe, sulme që vetëm Rusia ka kryer në Ukrainë e Serbia në Kosovë.

Sveçla gjatë lansimit të raportit “ Siguria në veri Kosovës pas sulmeve terroriste në Basnjka dhe kanalin e Ibër Lepenc”, tha se strukturat paralele serbe kanë bashkëpunuar me Beogradin zyrtar.

Ato sipas tij, kanë pranuar urdhra nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq e Milan Radoiçiq, i cili është i përfshirë në sulmin e 24 shtatorit 2023 në Banjska të Zveçanit.

Ndërsa, Skender Preteshi nga Instituti për Siguri dhe Reziliencë – Prevent tha se e gjetura kryesore e raportit është se edhe pse kanë kaluar një vit pas sulmit në Banjska, personat e akuzuar ende gjenden në liri së bashku me Radojçiq.

Sipas tij, sulmet në veri të vendit janë shtuar në një intensitet të lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat