Ministri hungarez tregon çka foli me Gërvallën

Aktuale

Ministri hungarez tregon çka foli me Gërvallën

Më: 10 dhjetor 2024 Në ora: 12:42
Janos Boka dhe Donika Gërvalla

Pos me presidenten Vjosa Osmani, ministri për Çështje të Bashkimit Evropian të Hungarisë, Janos Boka, është takuar edhe me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvallën.

Nëpërmjet një postimi në “X”, Boka ka treguar temën e diskutimit me Gërvallën.

“Me Donika Gërvallën, kemi diskutuar për rrugën përpara Kosovës në procesin e integrimit në BE.

Kemi bërë një bilanc të çështjeve që përcaktojnë marrëdhëniet e Hungarisë dhe Kosovës”, ka shkruar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat