Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka njoftuar se ka takuar kandidatët për deputetë nga radhët e kësaj partie.
Limaj ka thënë se ky është një ekip i përkushtuar profesionistësh, ekspertësh dhe të rinj që ndajnë vizionin për një Kosovë më të fortë dhe më të drejtë.
‘Ky ekip është pasqyrë e vlerave tona më të mira: ndershmërinë, profesionalizmin dhe përkushtimin e palëkundur për zhvillimin e vendit.
Bashkë do të punojmë për të sjellë qeverisjen që u përgjigjet nevojave të çdo qytetari dhe për të realizuar vizionin tonë për një Kosovë të fuqishme ekonomikisht, të sigurt dhe krenare në rrugëtimin e saj euro-atlantik. Sot dëshmuam se #veçVEPRA janë baza e forcës sonë. Tani është koha që, bashkë me qytetarët, të ndërtojmë të ardhmen që e meriton Kosova”, ka shkruar Limaj.