Anëtari i Komisionit për Integrime Evripiane nga VV, Agon Batusha, tha se nuk presin shumë nga takimi i 17 dhjetorit të nivelit të kryenegociatorëve.
Sipas tij, ky pritet të jetë takim më shumë informues. Por, deputeti Batusha tha se derisa Serbia po e spozorizon destabilitetin e Kosovës janë të pakuptimta takimet në Bruksel.
“Ne kemi përfunduar në një dialog i cili veç dialog nuk është për arsye se Serbia nuk po i zbaton asnjërën nga dakordancat që janë bërë si në Bruksel dhe aneksin e Ohrit, dhe ka sponsorizuar në mënyrë të drejtpërdrejtë terrorizmin brenda territorit të Kosovës, për të cilin edhe krye terrorist Radojiçiq po fshihen në Beograd dhe i cili nuk po fshihet nga drejtësia, nuk po arrestohet dhe nuk po ekstradohet në Kosovë. Serbia po e spozorizon destabilizimin e Kosovës dhe të Ballkanit.
Prandaj, ne nuk po e dimë faktikisht se për çfarë të dialogojmë duke e ditur se edhe dialogu deri tani edhe në dibalancë për shkak se Kosova është nën masa të BE-së, ndërsa Serbia po ledhatohet”, tha për rtv21 Batusha.