Sot është regjistruar Marigona Geci si kandidate për deputete për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Lajmin e ka bërë publik babai i Marigonës, Gani Geci, i cili thotë se, Marigona duket të ketë numrin 33 në listën e votimit.
Postimi i plotë:
Sot, nga radhët e LDK-së u bë regjistrimi i Marigona Gecit si kandidate për deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës në zgjedhjet që do të mbahen me 09 shkurt 2025.
Me këtë datë ka rastis që Marigona ta ketë edhe ditëlindjen e 33-të si duket edhe në listën e votimit do ta ketë numrin 33.