Kosova dhe Sllovenia sigurojnë marrëveshje për sigurime shoqërore

Aktuale

Kosova dhe Sllovenia sigurojnë marrëveshje për sigurime shoqërore

Më: 11 dhjetor 2024 Në ora: 15:19
Ministri i Financave, Hekuarn Murati, priti sot në takim zëvendëskryeministrin, njëkohësisht Ministrin e Punës, Familjes, Çështjeve Sociale dhe Mundësive të Barabarta të Sllovenisë, Luka Meseq

Ministri i Financave, Hekuarn Murati, priti sot në takim zëvendëskryeministrin, njëkohësisht Ministrin e Punës, Familjes, Çështjeve Sociale dhe Mundësive të Barabarta të Sllovenisë, Luka Meseq.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se gjatë takimit, palët u pajtuan që të iniciohet marrëveshja për sigurime shoqërore mes dy vendeve, në mënyrë që të lehtësohet barra e qytetarëve tanë që jetojnë në Slloveni, si dhe anasjelltas, duke u mundësuar atyre të realizojnë të drejtën për pension në vendin ku jetojnë.

“Inicimi i kësaj marrëveshjeje u konsiderua si interes i përbashkët i të dyja vendeve, andaj takimi i sotëm hapi rrugë për fillimin e negociatave ndërmjet ekipeve teknike drejt finalizimit të marrëveshjes. Tutje, në këtë takim u diskutuan edhe mundësi të tjera për bashkëpunim ndërmjet dy vendeve, me theks të veçantë tek fusha e punësimit dhe mundësia e zhvillimit të programeve të përbashkëta në këtë drejtim”.

“Palët shprehën vullnetin e tyre për të thelluar bashkëpunimin mes dy shteteve përmes nismave konkrete në dobi të qytetarëve të të dyja vendeve”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat