Abdixhiku në Gjakovë: Zgjedhjet e 9 shkurtit përcaktojnë jo vetëm kryeministrin, por fatin e Kosovës

Aktuale

Abdixhiku në Gjakovë: Zgjedhjet e 9 shkurtit përcaktojnë jo vetëm kryeministrin, por fatin e Kosovës

Më: 11 dhjetor 2024 Në ora: 22:28
Lumir Abdixhiku

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka vazhduar me aktivitetet e saj elektorale në kuadër të “Turneut të Ndryshimit”, duke mbajtur një tubim madhështor në Gjakovë.

Kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, ka theksuar rëndësinë e zgjedhjeve të 9 shkurtit, duke deklaruar se ato nuk përcaktojnë vetëm kryeministrin e ardhshëm, por edhe fatin e Kosovës.

Abdixhiku prezantoi listën e kandidatëve të LDK-së, duke e cilësuar si ekipin më të mirë për të udhëhequr vendin drejt zhvillimit ekonomik dhe anëtarësimit në institucionet euroatlantike.

“Në këtë ditë të madhe të publikimit të listës fituese të LDK-së, s’kishim si ta përmbyllnim më mirë sesa me këtë organizim madhështor në Gjakovë. Në brohoritjet dhe duartrokitjet e qytetarëve, pamë momentumin e rikthimit të madh të LDK-së në gjithë Kosovën”, ka deklaruar Abdixhiku.

Ai ka vlerësuar angazhimin e kryetarit të degës në Gjakovë, Shefqet Shehu, dhe kandidatëve të tjerë si Zef Morina, Sevdije Lama, Valon Bellanica dhe Muharrem Kurti.

Sipas Abdixhikut, ekipi i LDK-së përbëhet nga njerëz të përgatitur dhe të ndershëm, të cilët do të sjellin ndryshimin e madh që qytetarët e kërkojnë.

“Bashkë me ju, ne do ta ndërtojmë të ardhmen dhe do të bëhemi ndryshimi i madh për Kosovën,” përfundoi Abdixhiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat