Avokati nga Shoqëria e Avokatëve “Vokshi & Lata”, Florin Lata, ka thënë se së fundmi, Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka shqiptuar një gjobë prej 40,000 eurosh ndaj një biznesi të vogël për mos lëshim të kuponëve fiskalë, ndonëse qarkullimi vjetor i tij ishte nën 30,000 euro.
“Vendimi është bazuar në nenin 101, par. 6, lidhur me par. 2.1 të ligjit”, ka shkruar Lata.
Ai ka thënë se “pas shqyrtimit të vendimit, më duket se kjo gjobë është e pajustifikueshme dhe e padrejtë”.
“Ju ftoj të lexoni vetë nenin për të kuptuar disproporcionin e kësaj mase. Shto kësaj edhe faktin se nuk janë nxjerr ende aktet nënligjor. Jam pro fiskalizimit dhe pajtueshmërisë me ligjin, por kundër masave absurde që çojnë drejt falimentimit të bizneseve të vogla”, ka shkruar ai.
Ai thotë se zbatimi i ligjit duhet të jetë mjet për zhvillim dhe mbështetje, jo për shkatërrim të atyre që luftojnë për të mbijetuar.