Komandant i KFOR-it gjeneralmajor Enrico Barduani priti sot në takim ambasadorët dhe shefat e misioneve nga 29 vendet aleate dhe partnere që kontribuojnë me trupa në misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë.
Diskutimi u fokusua në një sërë temash, duke përfshirë situatën e sigurisë dhe aktivitetet aktuale të KFOR-it dhe bashkëpunimin me komunitetin ndërkombëtar.
“Kam vënë theksin në unitetin e përpjekjeve dhe qëllimit, në mënyrë që së bashku të kontribuojmë për sigurinë e qëndrueshme në mbarë Kosovën dhe sigurinë rajonale”, tha komandanti i KFOR-it.
KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in.