Profesori i Shkencave Politike, Dorajet Imeri, ka thënë se nuk e beson që Partia Demokratike e Kosovës do të arrijë të dalë e para në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Imeri ka thënë se listën e PDK-së e sheh si përpjekje për konsolidim të saj sipas tij pas një humbje të madhe të pësuar katër vite më parë.
“A mundet PDK ta arrijë fitoren me këtë listë? Unë nuk e besoj. E shoh këtë listë si përpjekjen e rradhës të madhe të PDK-së për konsolidimin e saj për shkak të një humbje të madhe që ka pësuar para katër vitesh. Unë nuk arrij ta besoj që PDK-ja do të jetë e para dhe arsyeja pse e them këtë është fakti dhe lëvizja që e ka bërë PDK-ja janë lëvizje tepër strategjike dhe shumë afatgjate dhe nuk janë për këtë mandat”, është shprehur ai.
Ndryshe, Partia Demokratike e Kosovës të mërkurën ka prezantuar listën e kandidatëve të PDK-së për deputetë për zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit.