Ftesa e Speciales për Kurtin, Bajrami: Ka për qëllim njollosjen e emrit të kryeministrit para qytetarëve

Aktuale

Ftesa e Speciales për Kurtin, Bajrami: Ka për qëllim njollosjen e emrit të kryeministrit para qytetarëve

Më: 12 dhjetor 2024 Në ora: 00:28
Alban Bajrami

Deputeti i LVV-së, Alban Bajrami ka thënë se ftesa që i ka bërë Prokuroria Speciale kryeministrit, Albin Kurti është ndërhyrje direkte në rezultatin zgjedhor të tyre.

Kjo, pasi sipas tij ka për qëllim njollosjen e emrit të kryeministrit, Kurti para qytetarëve.

“Kjo duhet më u pa në momentin kur është dërgu, është moment i rëndësishëm zgjedhor…ata zgjedhin natën e fundit kur dorëzohen listat sikurse në vitin 2021 kur tentonin të inskenonin dhe ia arritën që ta lenin jashtë listës zyrtarisht kryeministrin Kurti në atë kohë. Kjo është një ndërhyrje direkte që ata tentojnë të ia bëjnë rezultatit tonë zgjedhor më shkurt. Ata duhet ta dinë se janë pak, se kur i mbledhë bashkë me opozitën prapë janë pak. Kanë pasur rastin të ndjekin kriminel që e kanë dëmtu këtë vend dhe nuk e kanë bërë…Kjo është një ftesë që ka për qëllim me njollosë emrin e Kurtit para qytetarëve… “, ka thënë ai.

Kryeministri Albin Kurti është ftuar për dëshmi nga Prokuroria Speciale. Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Qeverisë Përparim Kryeziu.

“Teksa kryeministri Kurti ndodhet në mbledhje të Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE! për të përmbyllur listën e kandidatëve për deputetë nga koalicioni LVV, Guxo dhe Alternativa në zgjedhjet e vitit 2025, nga kryeministria më njoftuan se ka ardhur një ftesë për të nga Prokuroria Speciale”, ka shkruar Kryeziu në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat