Kryeministri i vendit dhe kandidati i VV-së edhe për një mandat në këtë pozitë, Albin Kurti, ka reaguar pas dorëzimit të listës prej 110 kandidatëve për deputetë të kësaj partie.
Ai me një fotografi reagoi duke thënë se “e dorëzuam listën e fitores së madhe”.
Lëvizja Vetëvendosje e ka publikuar listën e 110 kandidatëve për deputetë, ku bartës liste është Albin Kurti.
Numër dy në këtë listë është kryetari aktual i kuvendit, Glauk Konjufca, teksa numri tre është ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e numër katër është Avni Dehari, kurse numër pesë, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Ajo që bie në sy është mungesa e njërit prej figurave kryesore të Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, të cilin Kurti s’e ka përfshirë fare në listë.