Përfundon afati i dorëzimit të listave me kandidatë për deputetë

Aktuale

Përfundon afati i dorëzimit të listave me kandidatë për deputetë

Më: 12 dhjetor 2024 Në ora: 00:44
KQZ

Ka përfunduar afati për dorëzimin e listave të partive politike për kandidatë për deputetë.

Deri më tani, sipas KQZ-së një gjë të tillë e kanë bërë 28 subjekte politike, prej tyre 20 parti politike, pesë koalicione, dy iniciativa qytetare dhe një kandidat i pavarur.

E fundit që e dorëzoi listën me 110 kandidatë për deputetë ishte Lëvizja Vetëvendosje, teksa një gjë të tillë më herët e bënë edhe PDK, LDK e AAK.

Më poshtë i gjeni të gjitha partitë politike, koalicionet, iniciativat qytetare dhe kandidatin e pavarur që i dorëzuan listat në KQZ:

Parti Politike:

Lëvizja VETËVENDOSJE!

PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS

LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS

SRPSKA LISTA

SRPSKI NARODNI POKRET

FJALA

PARTIA LIBRERALE EGJIPTIANE

NOVA DEMOKRATSKA STRANKA

INICIATIVA E RE DEMOKRATIKE E KOSOVËS

SOCIALDEMOKRATSKA UNIJA

KOSOVA DEMOKRATİK TÜRK PARTİSİ

Yenilikçi Türk Hareket Partisi

Jednstvena Goranka Partija (JGP);

Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI);

Srpska Demokratija;

PARTIJA KOSOVSKIH SRBA;

ZA SLOBODU PRAVDU I POSTANAK

PARTIA BALLI KOMBETAR DEMOKRAT SHQIPETAR;

PARTIA ROME E BASHKUAR E KOSOVËS;

Kosoca Adalet Türk Partisi.

Koalcione:

Naša Bošnjačka Koalicija (Naša Inicijativa i Bošnjačka stranka);

AAK – Aleanca për Ardhmerinë e Kosovës, Nisma – Nisma Socialdemokrate, Lista Konservatore, Forumi intelektual – E- 30;

Koalicioni për Familje;

PDAK-LPB;

Koalicija Vakat

Nisma Qytetare:

Narodna Pravda;

Opre Roma Kosova;

Kandidat i pavarur:

Fatmir Bytyqi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat