Ftesa e Prokurorisë, reagon Gjinovci: Nuk mundesh me thirrë si dëshmitar Albin Kurtin nëse nuk i ke thirrë këta tre persona

Aktuale

Ftesa e Prokurorisë, reagon Gjinovci: Nuk mundesh me thirrë si dëshmitar Albin Kurtin nëse nuk i ke thirrë këta tre persona

Nga: A.SH Më: 12 dhjetor 2024 Në ora: 06:28
Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti është ftuar për të dëshmuar nga Prokuroria Speciale.

Pas kësaj ka reaguar analisti Rron Gjinovci.

Ai ka thënë se nuk është e drejt të ftohet Kurti nga Prokuroria Speaciale pa ftuar edhe Ramush Haradinaj, Hashim Thaçi e isa Mustafën.

Postimi i plotë:

Nuk munësh me thirrë si dëshmitar Albin Kurtin kur nuk e ke thirrë Ramush Haradinajn.

Nuk munësh me thirrë si dëshmitar Albin Kurtin kur nuk e ke thirrë Hashim Thaqin.

Nuk munësh me thirrë si dëshmitar Albin Kurtin kur nuk e ke thirrë Isa Mustafën.

Në fakt munësh proceduralisht, qe e ke thirrë, ama kush po të beson që e ki për luftë kundër korrupsionit? Askush.

Kujtojmë, se lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, i cili tha se kjo është ndërhyrje e sistemit të drejtësisë në proces zgjedhor.

“Teksa kryeministri Kurti ndodhet në mbledhje të Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE! për të përmbyllur listën e kandidatëve për deputetë nga koalicioni LVV, Guxo dhe Alternativa në zgjedhjet e vitit 2025, nga kryeministria më njoftuan se ka ardhur një ftesë për të nga Prokuroria Speciale.

Në zgjedhjet e kaluara kishte një vendim gjyqësor i cili ia kishte pamundësuar kandidimin në garën zgjedhore të 14 shkurtit 2021, kurse tash përmes kësaj ftese po tentohet ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve të 2025.

Qëllimi mbetet i njëjtë. Metoda ka ndryshuar. Kjo është ndërhyrje e sistemit të drejtësisë në proces zgjedhor.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat