Këngëtarja Edona Llalloshi futet në politikë.
Ajo ka aderuar në Lëvizjen Vetëvendosje dhe i është bashkuar listës së deputetëve që do të garojnë më 9 shkurt.
Njoftimin e bëri vet kryeministri, i cili tha se “me Edonën do të jemi edhe më të përkushtuar ndaj artit e kulturës”.
Postimi i plotë:
Edona Llalloshi është ndër emrat më të dashur të skenës sonë muzikore. Në karrierën e saj tre dekadëshe, veç krijimeve cilësore është shquar për personalitet të veçantë.
Ajo është pjesë e listës sonë për fitoren e madhe. Me Edonën do të jemi edhe më të përkushtuar ndaj artit e kulturës.
Mirësevjen, Edonë!