Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë “Naim Frashëri” sot shënon 34 vjetorin e themelimit me qëllim që të kërkonte të drejtat në arsim, duke kundërshtuar planet diskriminuese të Serbisë ndaj arsimit në Kosovë.
LASH-i përcaktoi frymën e një rezistence masive kundër planeve diskriminuese serbe dhe ishte forca kryesore që përcaktoi dhe udhëhoqi zhvillimet e arsimit në Kosovë 1990-1999.
LASH, e organizuar në degë dhe nëndegë brenda dhe jashtë Kosovës, mori përgjegjësinë e organizimit të procesit mësimor në të gjitha nivelet e shkollimit, dhe në bashkëpunim me organet profesionale dhe shkollat e Kosovës iu kundërvu ligjeve diskriminuese të Serbisë.
LASH ndërmori hapa të rëndësishëm në përgatitjen e akteve të reja ligjore për funksionimin e sistemit të pavarur të arsimit të Kosovës.
Puna e pavarur në arsim u bë faktor i rëndësishëm në procesin e pavarësisë së Kosovës.