Mbrëmë, partitë politike kishin afatin e fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputet në KQZ.
Lëvizja Vetëvendosje nga Vushtrria ka dërguar katër kandidatë në këtë garë.
Ky raportim u konfirmua pas publikimit të listës edhe nga vet partia mbrëmë.
Në listë do jenë sërish dy deputetët aktualë, Besim Muzaqi e Fjolla Ujkani, gjersa listës iu shtua edhe kryetari i degës së VV-së në Vushtrri, Sylejman Meholli si dhe deputeti Nasuf Bejta.
Deputeti Besim Muzaqi ka numrin 83, Sylejman Meholli numrin 84 gjersa deputetja Fjolla Ujkani me numrin 98 e Nasuf Bejta do bartë numrin 89.
Por, ajo që bie në sy është se pjesë e garës për deputetë nuk është edhe deputeti aktual nga Vushtrria, Gazmend Gjyshinca.
Raportohet se Gjyshinca nuk ka mbushur fare formularin për aplikim në listën për deputetë.
Ndryshe, VV do garojë bashkë me Listën Guxo dhe Alternativën e Mimoza Kusarit