Rreth orës 01:46, në rajonet e jugut të Kosovës, janë ndjerë dridhje të tokës, ku bëhet fjalë për një tërmet me magnitudë 4.2 që ka afektuar Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Sipas të dhënave nga earthquake.usgs.gov, tërmeti është ndjerë më së shumti në rajonin e Dragashit.
Mirëpo, lexuesit kanë thënë se dridhjet e tokën kanë përfshirë edhe Ferizajin.
Lexuesit tutje kanë bërë të ditur se kjo gjë ka ndodhur rreth orës 01:47.