Deputetja e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Mirlinda Tishukaj, ka mbështetur deklaratën e ambasadorit amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, duke e vlerësuar atë si të njëjtë me qëndrimet e Kryeministrit Albin Kurti të shprehura disa muaj më parë.
‘’Deklarata e Hovenier është në vijë të njëjtë me deklaratat e Kryeministrit Kurti që i ka thënë para dy muajsh’’, thotë ajo.
Ajo theksoi se opozita kishte menduar se Kurti synonte të kthente fokusin nga veriu, por tani këto deklarata janë në përputhje të plotë me qëndrimin e Kryeministrit.
‘’Opozita mendonte se Kurti e ka qëllimin me e kthy fokusin nga veriu dhe këto deklarata janë në vijë të njejtë me kryeministrin’’, shprehet ajo.
Sipas Tishukajt, situata në terren ka ndryshuar ndjeshëm, dhe sot Kosova ka një prezencë më të fortë të shtetësisë në veri se kurrë më parë.
‘’Situata ka ndryshuar në terren dhe kurrë më shumë nuk ka pasur prezencë të shtetësisë në veri’’, ka pohuar deputetja e VV-së.