Lutfi Haziri i bindur në fitore: Kosovën do ta bëjmë vend të jetueshëm e të dinjitetshëm për të gjithë

Aktuale

Lutfi Haziri i bindur në fitore: Kosovën do ta bëjmë vend të jetueshëm e të dinjitetshëm për të gjithë

Nga: A.SH Më: 12 dhjetor 2024 Në ora: 09:23
LDK

Partitë politike kanë publikuar listat me emrat e deputetëve që do të garojnë më 9 shkurt.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka shprehur bindjen e tij në fitoren e Lidhjes Demokratike.

Ai bënë thirrje për të votuar LDk-në, që sipas tij do ta nxjerrin vendin nga ky depresion i thellë politik e ekonomik, të cilët për katër vjet e instaloi qeveria në largim.

Postimi i plotë:

Me besim në Zot, Familje e Shtet, Kosovës, Gjilanit e Anamoravës do t’ia heqim depresionin e thellë politik e ekonomik

Është në nderin tim që të jem sërish pjesë e listës fituese të LDK-së për Kuvendin e Republikës. Bashkë me liderin tonë, Prof. Dr. Lumir Abdixhiku, kolegët nga Gjilani, Anamorava dhe krejt Kosova, Kosovën do ta bëjmë vend të jetueshëm e të dinjitetshëm për të gjithë.

Vota me 9 shkurt për listën e LDK-së, është votë për ruajtjen e Republikës, për mirëqenien e qytetarëve, për ta nxjerr vendin nga ky depresion i thellë politik e ekonomik, të cilët për katër vjet e instaloi qeveria në largim.

Në veçanti, unë, bashkë me Lirije Kajtazin, Valentina Bunjaku-Rexhepin, Avdyl Aliun, Bardhyl Sylën dhe Besim Gudën, do të jemi zëri më i fuqishëm i interesave të Gjilanit e Anamoravës në Kuvend të Republikës.

Gjilanasit dhe qytetet tjera personalisht më kanë bërë nderin jetësor, duke më bërë nënshkrues të Deklaratës së Pavarësisë, më 17 shkurt 2008. Ju falënderoj përjetë për mbështetjen e jashtëzakonshme ndaj meje dhe LDK-së.

Andaj, kësaj radhe kërkoj mbështetjen edhe më të madhe sepse më 9 shkurt votojmë edhe për Komunën e Gjilanit dhe për Kuvendin e Republikës. Besimin do t’ua kthejë me përgjegjësi edhe më të madhe në punë. Do të mbetem gjithmonë, Luta juaj!

#LutfiHaziri4

#behundryshimi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat