Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me atë të Shqipërisë, sot do të organizojnë një konferencë të përbashkët për media.
Sipas njoftimit, konferenca e cila nis në oren 11:00 i dedikohet një operacioni të përbashkët në luftën ndaj kontrabandës/trafikimit me armë.
Në këtë konferencë pritet të marrin pjesë përfaqësues nga Policia e Kosovës dhe Policia e Shtetit të Shqipërisë.
Ata do të ndajnë informacione rreth bashkëpunimit dhe operacionit të përbashkët policor.