Aktori Çun Lajçi ka reaguar ndaj atyre që thotë se po e cilësojnë si njeri që po e don albin Kurtin dhe po bënë thirrje që ta votojnë atë.
Ai thotë se “s'jam dhe s'do të jem i asnjë partie, por dashurinë time, mendjen time, bindjen time, për njeriun që punon mirë për atdheun e vet, s'do ta ndryshoni ju që e doni iks kryetarin apo iks partinë!”.
Postimi i plotë:
Ju me qëllim po me keqkuptoni!
- Ta duash nji njeri, s'do të thotë t'ia marrësh mbiemrin. S'do të thotë të bëhesh familjar e t'kërkosh hise!
- Kështu është edhe me krerët politik. S'do të thotë t'ia falësh shpirtin dreqit e t'thuash; - nëse s'je me mua s'do t'jeshë me askend!
- Ju kështu po logjikoni kur po m'shkruani; - pse po thua s'je me askend kur po shkruan mirë për Albinin. Madje po thërret që ta voton populli përseri!
Po s'jam pra, se po t'isha; - mbrëmë do t'shkonte emëri im në KQZ për deputet!
S'jam dhe s'do të jem i asnjë partie, por dashurinë time, mendjen time, bindjen time, për njeriun që punon mirë për atdheun e vet, s'do ta ndryshoni ju që e doni iks kryetarin apo iks partinë!
- Pasha perendinë,(siç thotë Milam Zeka), si Albini do të dëshironin t'ishin shumë nga të vetquajturit "vip-a", por si Albinin s'do t'ketë edhe për shumë dekada në të dy krahët e Atdheut!
-Ky është mendimi im dhe s'mund t'ma ndryshoni duke ofruar byk për miell!
- M'falni, jam i juaji por ju shpirtin po ia falni dreqit e dreqi s'po iu len me m'dashtë mua as Albinin!
- Ju dua o popull, por s'mund t'ia marr mbiemnin askujt!
12.12.2024