Emra të njohur në listën e PDK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit - kjo është top dhjetëshja

Aktuale

Emra të njohur në listën e PDK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit - kjo është top dhjetëshja

Më: 12 dhjetor 2024 Në ora: 09:38
Bartës i listës është Bedri Hamza i cili është edhe kandidat për kryeministër nga kjo parti.

Subjektet politike më 11 dhjetor (e mërkurë) bënë publike listat e tyre zgjedhore me 110 kandidatë.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka prezantuar listën e kandidatëve të saj për deputetë për zgjedhjet e parlamentare të 9 shkurtit.

Kryetari i kësaj partie Memli Krasniqi u shpreh se lista e PDK-së nuk paraqet vetëm emra, por një ekip fitues me vizion për të ardhmen, të përkushtuar për një Kosovë ma të mirë.

Bartës i listës është Bedri Hamza i cili është edhe kandidat për kryeministër nga kjo parti.

Emra të tjerë të njohur që janë pjesë e listës së PDK-së për kandidatë për deputetë janë: Vlora Çitaku, ish-ambasadore e Kosovës në SHBA, Bernard Nikaj, ish-amasbadori i Kosovës në Bruksel,

Mimoza Ahmetaj, ish-ministre e Integrimeve Evropiane, Artan Behrami, ish-këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, Leutrim Retkoceri aktualisht asambleist i PDK-së në Komunën e Prishtinës, Genc Prelvukaj , këngëtar dhe anëtarë i kryesisë së PDK-së dhe shumë emra të tjerë.

Më poshtë ua sjellim top 10 e listës së PDK-së:

1.Bedri Hamza

2.Memli Krasniqi

3.Vlora Çitaku

4.Enver Hoxhaj

5.Uran Ismaili

6.Eliza Hoxha

7.Rrahman Rama

8.Bernard Nikaj

9.Sala Jashari

10.Abelard Tahiri.

Image
Lista e PDK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat