Subjektet politike më 11 dhjetor (e mërkurë) bënë publike listat e tyre zgjedhore me 110 kandidatë.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka prezantuar listën e kandidatëve të saj për deputetë për zgjedhjet e parlamentare të 9 shkurtit.
Kryetari i kësaj partie Memli Krasniqi u shpreh se lista e PDK-së nuk paraqet vetëm emra, por një ekip fitues me vizion për të ardhmen, të përkushtuar për një Kosovë ma të mirë.
Bartës i listës është Bedri Hamza i cili është edhe kandidat për kryeministër nga kjo parti.
Emra të tjerë të njohur që janë pjesë e listës së PDK-së për kandidatë për deputetë janë: Vlora Çitaku, ish-ambasadore e Kosovës në SHBA, Bernard Nikaj, ish-amasbadori i Kosovës në Bruksel,
Mimoza Ahmetaj, ish-ministre e Integrimeve Evropiane, Artan Behrami, ish-këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, Leutrim Retkoceri aktualisht asambleist i PDK-së në Komunën e Prishtinës, Genc Prelvukaj , këngëtar dhe anëtarë i kryesisë së PDK-së dhe shumë emra të tjerë.
Më poshtë ua sjellim top 10 e listës së PDK-së:
1.Bedri Hamza
2.Memli Krasniqi
3.Vlora Çitaku
4.Enver Hoxhaj
5.Uran Ismaili
6.Eliza Hoxha
7.Rrahman Rama
8.Bernard Nikaj
9.Sala Jashari
10.Abelard Tahiri.