Prokurorja e Specializuar, Kimberly West po qëndron për vizitë në Kosovë.
Në njoftimin e Gjykatës Speciale thuhet vizita e saj po ndodh për një numër takimesh.
“Prokurorja e Specializuar Kimberli Uest (Kimberly West) po viziton Kosovën për një numër takimesh”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se edhe në tetor të këtij viti ajo kishte vizituar Kosovën, bashkë me zëvendësprokurorin e Specializuar, Ward Ferdinandusse.