Komandanti i KFOR-it: Së bashku të kontribuojmë për sigurinë në mbarë Kosovën dhe për tërë rajonin

Aktuale

Komandanti i KFOR-it: Së bashku të kontribuojmë për sigurinë në mbarë Kosovën dhe për tërë rajonin

Më: 12 dhjetor 2024 Në ora: 10:31
KFOR

Komandant i KFOR-it i drejtuar nga NATO, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka takuar ambasadorët dhe shefat e misioneve nga 29 aleate dhe vendet partnere që kontribuojnë me trupa në KFOR.

Në takimin i cili u mbajt në Shtabin e KFOR-it, në Camp Film City, diskutimi u fokusua në një sërë temash, duke përfshirë situatën e sigurisë.

Sipas njoftimit të KFOR-it, diskutimi pati në fokus edhe aktivitetet aktuale të misionit të NATO-s në Kosovë, ashtu si edhe bashkëpunimin me komunitetin ndërkombëtar.

Berduani ka theksuar përpjekjet e përbashkëta me aleatët në mënyrë që të kontribuojnë për sigurinë e qëndrueshme në mbarë Kosovën dhe sigurinë rajonale.

“Kam vënë theks të madh tek uniteti i përpjekjes dhe uniteti i qëllimit, që së bashku të mundemi kontribuojnë për sigurinë e qëndrueshme në mbarë Kosovën dhe për sigurinë rajonale”, citohet të ketë thënë komandati i KFOR-it.

KFOR-i thekson se punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat