Apeli merr vendim për dy malazezët që u arrestuan te Manastiri i Deçanit

Aktuale

Apeli merr vendim për dy malazezët që u arrestuan te Manastiri i Deçanit

Më: 12 dhjetor 2024 Në ora: 11:01
Shtetasit malazezë shkuan në Manastirin e Deçanit me targa “Kosova është Serbi”

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Themelores, me të cilin tre shtetasve malazezë që shkuan në Manastirin e Deçanit me targa “Kosova është Serbi”, u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Dy ushtarët e Ushtrisë së Malit të Zi, Rajko Krivokapiq e Dragutin Llallatoviq, si dhe një shtetas tjetër malazias me inicialet M.J., janë në paraburgim që nga 24 nëntori.

Kjo pasi ata në veturën e tyre mbajtën targa me mbishkrimin “Kosova është Serbi” në mes të Deçanit.

Ata janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer veprën penale të nxitjes së urrejtjes dhe mosdurimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat