Partia GUXO, Dega Pejë dhe ajo në Ferizaj pas publikimit të listave për deputetë kanë braktisur Listën Guxo.
Dega në Pejë kanë akuzuar Donika Gëvallën dhe Faton Pecin se kanë përzgjedhur kandidatët, duke mos futur në istë një kandidatë nga Peja.
Ata thonë se “gjithçka është vendosur në kundërshtim me Statutin e partisë dhe më të rëndësishmën rrënimin e demokracisë së brendshme dhe respektimin e vullnetit të anëtarëve të KP!”.
Pas kësaj ka reaguar edhe kandidati për deputet, Burim Meta.
Ai ironizon me Gëvallën dhe Pecin, duke thënë se vnedosën për kandidatë të të dëgjuarit e tyre.
“Per çudi, paska reagu edhe dega e Pejes, aty ku kryetare eshte Donika dhe aty ku Peci paska thene: ne liste per deputet do te jene vetem ata qe dua une, me nje fjale te ndegjueshmit e mi!”, thotë ai.