​Kurti takohet me drejtorin e Agjencisë Zhvillimore të Austrisë, flasin për arsimin dual

Aktuale

​Kurti takohet me drejtorin e Agjencisë Zhvillimore të Austrisë, flasin për arsimin dual

Më: 12 dhjetor 2024 Në ora: 12:10
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Zhvillimore të Austrisë (ADA), Friedrich Stift.

Ai e falënderoi për bashkëpunimin e ngushtë dhe të vazhdueshëm të ADA-s me institucionet e Republikës së Kosovës, veçanërisht në arsimin dhe aftësimin profesional.

Sipas njoftimit për media të lëshuar nga zyra e kryeministrit, thuhet se në këtë takim u diskutua edhe për mundësitë për thellim të bashkërendimit në zhvillimin dhe zgjerimin e mëtejmë të arsimit dual që është në vitin e tretë të zbatimit tashmë në 12 profile, 25 shkolla nga gjithsej 15 komuna me 1 mijë e 607 nxënës.

“Gjithashtu biseduan edhe për digjitalizimin në shkolla dhe turizmin kulturor dhe mundësitë e bashkëpunimin në këto drejtime. Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Zhvillimore të Austrisë (ADA), Friedrich Stift në takim ishte i shoqëruar nga Ambasadori i Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer dhe Drejtorja e ADA-s për Kosovë, Rita Glavitza. Bashkë me kryeministrin Kurti në takim ishte Shefi i Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi”, thuhet në njoftim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat