Kandidatja për deputete, Jeta Statovci, në këto zgjedhje është në garë me numrin 26.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se garës po i hyn me motivin primar për t’i shërbyer demokracisë, interesave të shtetit të Kosovës dhe të gjithë qytetarëve tanë.
Postimi i saj i plotë:
Referendumi II, 𝐦𝐞 𝐧𝐮𝐦𝐫𝐢𝐧 𝟐𝟔:
Pas katër vite shërbimi si deputete në Kuvendin e Kosovës, me numrin 26, po i hyj garës së re të vitit 2025, me motivin primar për t’i shërbyer demokracisë, interesave të shtetit të Kosovës dhe të gjithë qytetarëve tanë.