E quajti kryeministrin Kurti “shku**n”, Mekuli i reagon Buzhalës - kritikon edhe heshtjen e AGK-së

Aktuale

E quajti kryeministrin Kurti “shku**n”, Mekuli i reagon Buzhalës - kritikon edhe heshtjen e AGK-së

Nga: A.Zh Më: 12 dhjetor 2024 Në ora: 12:45
Albin Kurti

Njohësi i shkencave të mediave dhe retorikës, Gëzim Mekuli ka kritikuar Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës (AGK) për mungesën e reagimit ndaj gjuhës fyese dhe shpifjeve nga gazetarë si Berat Buzhala, veçanërisht kundër Kryeministrit Albin Kurti.

Ai ka theksuar se gjuha e përdorur nga ky gazetar është jo vetëm ofenduese, por edhe kundër demokracisë dhe përpjekjeve për qeverisje të drejtë në Kosovë.

Mekuli ka akuzuar AGK-në për hipokrizi dhe përfaqësim të interesave të korruptuara, duke e konsideruar atë si një institucion që, në vend të mbrojë etikën gazetareske, kontribuon në degradimin e gazetarisë dhe demokracisë.

Përmes heshtjes dhe mungesës së veprimit, AGK, sipas tij, po bëhet pjesë e problemit dhe jo e zgjidhjes.

Reagimi i tij i plotë, i publikuar në Facebook:

AGK-ja, pjesë e zgjidhjes, apo e problemit?

Isha në dilemë rreth titullit; ta quaja "Turpi i AGK-së dhe diskursi i papranueshëm i Buzhalës", apo "AGK-ja, pjesë e zgjidhjes, apo e problemit?"

E zgjodha të dytën. Ja pse!

Një organizatë si AGK (Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës), e cila pretendohet të jetë mbrojtëse e fjalës së lirë dhe etikës profesionale gazetareske, sot (dhe dje) po tregon se është më shumë një vegël e ndryshkur e ca forcave të korruptuara sesa një mbrojtëse e sinqertë e interesit publik.

Të nderuar lexues,

Heshtja e AGK-së ndaj gjuhës së ultë e të paedukatë, bash si të një katundari të vitit të moçëm të 1878-ës, dhe shukatja e saj ndaj shpifjeve të hapura të disa gazetarëve, si në rastin e postimeve të flliqta të B. B. kundër Kryeministrit Albin Kurti, është një dështim i madh moral, etik dhe profesional.

Gjuha e ulët dhe dezinformimi i BB

Fjalori që përdor BB në postimin e tij nuk është vetëm i papërshtatshëm, por edhe fyes për një shoqëri që përpiqet të ndërtojë një demokraci të bazuar në vlera dhe respekt. Kur një gazetar i tillë përdor gjuhë të tillë për një lider të zgjedhur demokratik, i cili njihet në Botë për luftën kundër korrupsionit dhe përpjekjet për të forcuar shtetin e së drejtës, tregon qartë për misionin e këtij njeriu: njollosjen, shtrembërimin dhe shkatërrimin e imazhit të qeverisjes së ndershme në Kosovë.

B.B. nuk është gazetar; ky njeri është një shembull i gjallë i një gazetarie që promovon mllef, urrejtje dhe interes të ngushtë personal. Gjuha si “shkulan”, akuzat pa bazë dhe ofendimet ad-hominem (personale) nuk janë vetëm sulm ndaj Albin Kurtit si individ, por ndaj institucionit të Kryeministrit dhe të gjithë shqiptarëve dhe qytetarëve që besojnë në një qeverisje të drejtë.

AGK-ja, pjesë e sherrit apo e hajrit?

AGK-ja e shkretë, e cila reagon shpejt ndaj çdo deklarate të Albin Kurtit, qëndron e heshtur kur sulmohet vepra e shtetit me fjalë dhe shpifje.

Kjo është një hipokrizi e padurueshme. Në vend që të mbrojë etikën dhe të dënojë sjellje të tilla të 1878-ës, AGK-ja ka marrë një rol aktiv në mbrojtjen e interesave të grupeve/politikave të korruptuara, duke u bërë bisht i partive të ish-pushtetarëve të korruptuar.

Ky klub nuk po e ndihmon gazetarinë e Kosovës, por po e shkatërron atë nga brenda dhe nga jashtë.

Media dhe politika nuk janë sall aleat në korrupcion, por edhe në Dezinformacion.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat