USAID kërkon nga Qeveria e Kosovës rritjen e nivelit të transparencës buxhetore. Sipas rezultateve nga “Anketa e Buxhetit të Hapur 2023 për Kosovën”, Kosova renditet e treta ndër shtetet e Ballkanit Perëndimor në këtë aspekt. Ndërsa, në aspektin e pjesëmarrjes së publikut, Kosova ka marrë rezultat të ulët, me mesatare prej vetëm 9 nga 100 pikë.
Në prezantimin e rezultateve të OBS-së, drejtori i zyrës së Rritjes Ekonomike në USAID Kosovë, Alexander Albertine, ka theksuar nevojën e përmirësimit të vendit në këtë drejtim. Ndërsa ka thënë se institucionet e Kosovës duhet të punojnë bashkë për t’u siguruar si transparenca të jetë pjesë integrale e punës së qeverisë.
Albertine: Duhet punuar bashkë për t'u siguruar si transparenca të jetë pjesë integrale e punës së qeverisë
"Ka shumë pak gjëra që kanë po aq rendësi që janë aq strategjike se sa kontrata sociale me qytetarët, mënyra si krijohen buxhetet, dhe është një gurthemel i mundësimit të qeverisjes së mirë sigurimit të transparencës...Duhet të shohim si një gjendje bazë ku marrim parasysh së çfarë ndodhë në Kosovë jo si kritikë por si hap i parë në kuptimin e vështrimit të mënyrave si mund të punojmë bashkë për t'u siguruar si transparenca të jetë pjesë integrale e punës së qeverisë... Kjo anketë e sotme, na hapin një fazë të re, d.m.th. tranzicioni i Kosovës si shtet i pavarur, për të arritur kaq shumë për të ruajtur vlerat kyçe kushtetuese në kuptimin e angazhimit të publikimit", tha ai.
Ndërkaq, Rrona Zhuri nga ky institut ka thënë se Kosova ka më shumë hapësirë për përmirësim në përfshirjen e qytetarëve dhe organizatave të shoqërisë civile në gjitha fazat e hartimit të buxhetit dhe ekzekutimit, duke shtuar se duhet të ofrohen mundësi për më shumë komente.
Zhuri: Me vendet e Ballkanit Perëndimor, në transparencë buxhetore Kosova renditet e treta
“Në pjesën e transparencës rezultatet e anketës tregojnë se Kosova ka arritur një rezultat prej 50 pikëve gjithsej nga 100 pikë sa janë në total...Krahasuar me vendet e Ballkanit Perëndimor, në transparencë buxhetore Kosova renditet e treta pas Shqipërisë dhe Serbisë, të cilat kanë rezultat prej 57 dhe 51 pikëve. Tek pjesa e pjesëmarrjes së publikut, Kosova ka marrë rezultat të ulët, me mesatare prej vetëm 9 nga 100 pikë...Kosova ka shumë hapësirë për përmirësim në përfshirjen e qytetarëve dhe organizatave të shoqërisë civile në gjitha fazat e hartimit të buxhetit dhe gjatë ekzekutimit, duhet të ofrohen mundësi për komente edhe në raportet financiare gjatë vitit që publikohen nga Ministria e Financave si dhe në mbikëqyrje nga Kuvendi dhe nga ZKA", tha ajo.
Në anën tjetër, drejtori i Departamentit të Buxhetit në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, Salvador Elmazi ka thënë se do të mundohen të jenë sa më afër realizimit të këtyre objektivave.
Ndërsa ka përmendur edhe komunat të cilat nuk e kanë aprovuar buxhetin me kohë, siç tha ai, gjitha këto aprovimet e vonshme shkaktojnë telashe shtesë.
Elmazi: Gjitha aprovimet e vonshme nga komunat për buxhet na shkaktojnë telashe
"Si Ministri e Financave kemi nevojë për pak më shumë kohë të analizojmë dokumentin dhe të përgatisim një lloj plan veprimi për çështjet që janë ngritur këtu... Është kompleks në kuptimin e përfshirjes së institucioneve, pastaj kemi nivelin lokal i cili ka disa specifika të veta ku procesi i buxhetit nuk fillon momentin e hartimit të buxhetit, por fillon qysh në fillim të vitit kur lëshohet udhëzuesi për tri vitet e ardhshme... Kemi edhe një situatë specifike për shkak se tre komuna nuk e kanë aprovuar me kohë buxhetin. Gjitha këto aprovimet e vonshme neve na shkaktojnë telashe shtesë sepse e kemi edhe mbylljen e vitit, çështjet e pagave disa vendime të qeverisë, është një angazhim më i ngarkuar. Mundohemi të jemi sa më afër realizimit ta këtyre objektivave", tha ai.
Kjo analizë është fokusuar në tri institucionet kryesore, në Kuvendin e Kosovës, Ministrinë e Financave dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit.