​Osmani në Uashington takon senatorin Thom Tillis

Aktuale

​Osmani në Uashington takon senatorin Thom Tillis

Më: 12 dhjetor 2024 Në ora: 16:15
Foto nga vendi i ngjarjes

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron në Uashington për takime në Senat dhe Dhomën e Përfaqësuesve.

Ndërsa do të mbajë fjalim në simpoziumin e 11-të vjetor të Kolegjit United States Naval War në Rhode Island.

Osmani gjatë ditës ka takuar senatorin republikan Thom Tillis me të cilin ka diskutuar mbi zhvillimet e fundit të sigurisë në Kosovë e Ballkanin Perëndimor, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit për ruajtjen e paqes e sigurisë në rajon.

“Paqja dhe siguria e qëndrueshme janë parakusht për prosperitet e zhvillim. SHBA-ja ka qenë dhe mbetet e përkushtuar për të ndihmuar, ruajtur dhe avancuar ato në Kosovë”, ka shkruar Osmani në Facebook. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat